Kërcënohet zëdhënësi i Presidentit, Meta: Shantazh në emër të një ambasade të huaj në Tiranë

Shqipëria

Kërcënohet zëdhënësi i Presidentit, Meta: Shantazh në emër të një ambasade të huaj në Tiranë

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 16:31
Ilir Meta

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit, Ilir Meta është kërcënuar në emër të një ambasade të huaj në Tiranë.

Lajmi konfirmohet nga vetë Presidenti Meta, i cili shkruan se shantazhi është bërë që të tërheqë një status të bërë në rrjetet sociale.

“Po, zëdhënësi im, z.Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj në Tiranë, që të tërheqë një postim të bërë sot paradite për shkak të detyrës brenda 30 minutash.

Kam kërkuar hetim të menjëhershëm.

Shpresoj të jetë lojë e Rilindjes, por mjerë ata diplomatë që mund të kenë kërcënuar Zëdhënësin e Presidentit të Republikës”, shkruan Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat