Fëmijët e Shqipërisë të përfshirë në krim: 1400 raste prej fillimit të vitit

Shqipëria

Fëmijët e Shqipërisë të përfshirë në krim: 1400 raste prej fillimit të vitit

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

Mbi 1400 të mitur janë përfshirë në vepra penale të ndryshme me rrezikshmëri, ku 900 prej tyre kanë mbetur të dëmtuar. Drejtori i policisë Ardi Veliu shprehet se kemi rritje të numrit të vrasjeve për këtë vit, ndërsa shqetësim është krimi në familje. Ndërkohë ministri i Brendshëm Sandër lleshaj evidentoi raste të korrupsionit në polici, teksa po raportonte për buxhetin e ministrisë për vitin 2020.

Mbi 1400 të mitur janë përfshirë në vepra penale me rrezikshmëri nga janari deri në shtatorin e këtij viti. Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu tha në Komisionin e Sigurisë se 900 prej këtyre personave kanë mbetur dhe vetë të dëmtuar nga veprat penale të vjedhjes, plagosjes së lehtë me dashje, shkatërrim të pronës apo kanosje.

Kryepolici tha se brenda 9 muajve ka rritje të veprave kriminale dhe rritje të numrit të vrasjeve ndërsa shqetësuese janë krimet brenda familjes, ku këtë vit numërohen 14 vrasje, 4 me shume se vitin e shkuar, me 17 viktima.

Në komisionin e sigurisë ishte edhe ministri i brendshëm Sandër Lleshaj i cili renditi disa nga prioritetet në lidhje me buxhetin e vitit 2020.

Lleshaj evidentoi korrupsionin në radhët e policisë, ku janë arrestuar 50 efektive pasi janë konstatuar duke kryer vepra të korrupsionit.

Gjatë diskutimeve për buxhetin, ministri Lleshaj kërkoi rritje të fondeve për rritje të kapaciteteve dhe investimeve në institucionet e policisë, por duke përjashtuar pagat e efektivëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat