Topi pas takimit me Metën: Palët të gjejnë zgjidhje, Presidenca është kthyer në institucion atavik

Shqipëria

Topi pas takimit me Metën: Palët të gjejnë zgjidhje, Presidenca është kthyer në institucion atavik

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 19:08
Bamir Topi

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ditën e sotme ka takuar një tjetër ish-presidenti. Gjatë pasdites, në zyrën e Metës ka shkuar Bamir Topi, për të diskutuar për krizën politike në vend dhe ngërçin me Gjykatën Kushtetuese.

Ish-presidenti tha se takimi me Metën u zhvillua brenda parametrave  të logjikës politike dhe juridike. Sipas Topit, e gjithë kriza politike është pasojë e 21 prillit 2008.

Bamir Topi: Ish-presidentet nuk janë aktorë institucionale. Por mos mendoni se zgjidhja vjen nga aktorët jashtë institucioneve. Ajo që mund të them sot është se sot jemi në nëntor 2019 do e kem të vështirë të flisja nëse nuk do kisha luftuar në prill të 2008. Kjo e sotmja është pasojë e 21 prillit 2008. Mos mendoni se gjëmat ndodhin brenda muajit. Sot historia e përplasjeve institucionale është një histori e trishtë, është përplasja më e paprecedentë. Në momentin kur të gjithë shpresonin se mbi bazën e reformës në drejtësi të ndërtohen institucionet normale këtu fillon ngërçi i madh.

I gjithë ai pushtet që ndryshoi në 2008 në favor të mazhorancave politike dezikulibroi mënyrën e sjelljes politike. Kush bëhet kryeministër marr pushtet, edhe kur shkojnë në parlament është pushtet i kryeministrit, kur diskutohet për cështje të administratës është pushtet i kryeministrit. Por në fakt në një shet modern duhet të ketë balancë të institucioneve

Pra në rast se këtë institucion e kanë quajtur honorifik, pas 2008 ky institucion është kthyer në atavik, një institucion i parëndësishëm.

Ajo që mund të them sot është se palët që janë në këtë përplasje duhet që të gjejnë arsyen dhe vullnetin për ti dhënë një zgjidhje, që nuk është e pushtetit personal të njeriut.

I pyetur nëse do ta shpërndante Parlamentin, Topi tha:

Topi: Unë besoj se nuk është në vullnetin e cilido individ sepse në kushtetutë është e qartësuar. Janë 3 raste kur parlamenti mund të shpërndahet. Kur një qeveri nuk formohet, por janë edhe dy rrethana të tjera që nuk kanë të bëjnë me situatën që kemi sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat