Denoncimi i Nokës: Shteti është i kapur, reforma në drejtësi Rama-formë

Shqipëria

Denoncimi i Nokës: Shteti është i kapur, reforma në drejtësi Rama-formë

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 21:29
Flamur Noka

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i ftuar në emisionin  “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se kryeministri Edi Rama ka kapur  shtetin, ndërsa reforma në drejtësi është Rama-formë.

Noka: Ajo  që ndodhi sot për fat të keq është tregues që në këtë vend po  funksionon shteti i kapur, ose jemi në shtet të kapur. Një prokuror që  gjatë gjithë periudhës nuk ka pasur asnjë problematikë  kishte kaluar  vettingun në shkallën e parë, në mënyrë unanime dhe pas asnjë lloj  kontestimi. Një punonjës politik të themi e kishte ankimuar. Në momentin  që presidenti e dekreton anëtarë të Gjykatës Kushtetuese angazhohet  detashmenti politik për ta shkarkuar, sulmuar dhe deniguar. Një prokuror  i cili ka pasur integritetin e lartë moral të çojë pas hekurave një nga  bandat më të rrezikshme të këtij vendi. Kemi të bëjmë me një shtet të  kapur. Çdo sektor është i kapur vetëm nga Edi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat