Aksidentet fatale/ Vetëm në tetor ka pasur 25 viktima, dalin shifrat. Faji është i …

Shqipëria

Aksidentet fatale/ Vetëm në tetor ka pasur 25 viktima, dalin shifrat. Faji është i …

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 09:01
Ilustrim

Ndonëse numri i aksidenteve ka ardhur në rënie këtë vit, ato kanë qenë më fatale sa i përket jetëve të humbura.

INSTAT bëri të ditur se Në muajin Tetor 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 25 persona nga 16 persona të vdekur në Tetor 2018. Në dhjetëmujorin e 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 182 persona nga 168 persona në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje prej 8.3%.

Në muajin Tetor 2019 numërohen 118 aksidente rrugore nga 149 aksidente të ndodhura në muajin Tetor 2018, duke u ulur me 20,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në dhjetëmujorin e 2019, numërohen 1.254 aksidente rrugore nga 1.452 aksidente të ndodhura në dhjetëmujorin e 2018, duke u ulur me 13,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Tetor 2019, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 143 persona nga 193 që ishte një vit më parë, duke u ulur me 25,9 %. Numri i të aksidentuarve në dhjetëmujorin e vitit 2019, është 1.713 persona nga 1.958 persona, duke u ulur me 12,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Në muajin Tetor 2019, aksidentet rrugore, në 83,1 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 22,9 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 28,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në dhjetëmujorin e 2019, aksidentet rrugore, në 14,4 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 35,1 %, krahasuar me një vit më parë.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se ata që kryejnë më shumë aksidente janë grupmoshat e reja. 52% e numrit të aksidenteve në total janë kryer nga grupmosha deri në 34 vjeç. 21% e aksidenteve në total janë kryer nga grupmosha deri në 24 vjeç. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat