Sherr mes disa personash, polici e pëson keq nga i dënuari, kur do e shoqëronte në Komisariat…

Shqipëria

Sherr mes disa personash, polici e pëson keq nga i dënuari, kur do e shoqëronte në Komisariat…

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 10:01
Ilustrim

Gazment Nezëraj, i dënuar më parë për heqje të paligjshme të lirisë dhe ndërtim pa leje është arrestuar nga Policia pasi ka goditur me grushte punonjësin e policisë H.M. 

BW raporton se 43-vjeçari ishte përfshirë në një sherr me persona të tjerë, nderkohe qe per veprat penale te lartpermendura ishte denuar me sherbim prove.

Kue polici me inicialet H. M., ka shkuar për ta shoqëruar, Nazërai iu përgjigj me grushte.

Njoftimi i policisë:

Ushtroi dhunë ndaj punonjësit të policisë, arrestohet në flagrancë autori.

Procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër për veprën penale “Kundërshtim ndaj punonjësve të policisë”

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

G.N, 43 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat, (i dënuar më parë për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Ndërtim pa leje”),

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Uznovë, pēr shkak të detyrës ka goditur me grushte punonjësin e policisë H.M.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin A.K, 48 vjeç, banues në lagjen “Uznovë”, Berat pasi kundërshtoi punonjësin e policisë të lartpërmenduar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale ”Goditje për shkak të detyrës”, për shtetasin G.N dhe “Kundështim ndaj punonjësve të policisë”, për shtetasin A.K.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat