Dhunohet një biznesmene në Lazarat, ja kush e goditi

Shqipëria

Dhunohet një biznesmene në Lazarat, ja kush e goditi

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 14:44
Ilustrim

Një biznesmene në Lazarat është dhunuar nga një 35-vjeçar, i dënuar më parë për trafik narkotikësh. Ngjarja ndodhi në një magazinë në lagjen Kordhocë.

Bëhet e ditur se autori është nipi i burrit të saj, një person problematik dhe i dënuar më parë për trafik të lëndëve narkotike.

LEXO EDHE:

Arrestohet për vjedhje pylli

Nga burimet mësohet se biznesmenia Lavdie Buzheri, nga Lazarati u dhunua nga Alfons Buzheri, 35 vjeç, i dënuar më parë për trafik narkotikësh dhe i njohur në zonë si njeri mjaft problematik.

Debati mes tyre ka lindur brenda në ambientet e pronës së të dhunuarës, ku ajo ka kundërshtuar kërkesën e agresorit për të hyrë brenda. Kjo ka ngjallur reagimin e të riut lazaratas, i cili ka ushtruar dhunë duke i krijuar plagë të shumta në trup dhe gjymtyrë biznesmenes.

Menjëherë ka mbërritur policia duke e shoqëruar agresorin në komisariat dhe nga ku më pas është liruar. Ndërkohë që gruaja biznesmene ndodhet në gjendje të rënduar fizike dhe psikologjike në spital, agresori u lirua nga policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat