Eksperti Pano Soko shpjegon si do të tatohen të dypunësuarit

Shqipëria

Eksperti Pano Soko shpjegon si do të tatohen të dypunësuarit

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 21:23
Pano Soko

Eksperti i Ekonomisë, Pano Soko ka shpjeguar në studion e emisionit "Ekopolitikë" sesi të dypunësuarit do të paguajnë taksat e reja.

Me ndryshimet e reja të ligjit taksa do të përfshijë edhe të dypunësuarit që nuk kanë arrijnë deri në 20 mln lekë vjetra të ardhura në vit.

Pano Soko: Të dypunësuar që marrin mbi 20 mln lekë të vjetra janë 11 mijë persona. Këta e paguanin këtë tatimin integral të të ardhurave. Pra merrej paga e parë dhe paga e dytë, mblidhej dhe në bazë të raportit të koficentit që do kishte paga totale llogaritej dhe tatimi mbi të ardhura. Kjo pjesa tjetër 24 mijë, bëjnë dy punë, por nuk arrijnë pragun e 2 mln lekë. Për këtë arsye edhe këta do bëjnë deklarimin dhe do ti llogaritet një tatim mbi të ardhurat progresiv mbi totalin e të dyja pagave pavarësisht se nuk arrijnë 2 mln lekë të reja në vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat