Erebara: Çdo ligj që kufizon lirinë e shprehjes është i dëmshëm

Shqipëria

Erebara: Çdo ligj që kufizon lirinë e shprehjes është i dëmshëm

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 21:25
Gjergj Erebara

Për gazetarin Gjergj Erebara çdo ligj që kufizon lirinë e shprehjes është i dëmshë. I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Erebara tha se I vetmi kufizim që lejohet për lirinë e shprehjes është për çështje penale.

Gjergj Erebara: Parimi është që çdo ligj që kufizon lirinë e shprehjes është i dëmshëm. I vetmi kufizim që lejohet për lirinë e shprehjes është për çështje penale. Pedofilia, thirrjet terroriste, gjuha e urrejtjes këto janë gjëra që legjislacioni evropian lejon ndërhyrje. Shpifja, fyerja, privatësia këto janë çështje që lejon ndërhyrje, por me një procedurë gjyqësore të mirëpërcaktuar.

Erebara deklaroi se ka disa institucione që rregullojnë çështjet kur media shkel të drejtën e qytetarëve, duke përmendur Institucionin e Mbrojtjes ndaj Diskriminimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat