Humbin ndjenjat në bulevardin e Elbasanit, dy të mitur dërgohen në spital

Shqipëria

Humbin ndjenjat në bulevardin e Elbasanit, dy të mitur dërgohen në spital

Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 22:42
Foto

Dy të mitur të moshës 12 vjeç janë ndjerë keq dhe kanë humbur ndjenjat në bulevardin qëndror të Elbasanit, përballë teatrit "Skampa".

Ata janë pikasur nga kalimtarët e rastit, të cilët kanë lajmëruar menjëherë ambulancën.

Të miturit janë dërguar në spitalin rajonal të Elbasanit për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore.

Paraprakisht dyshohet se ata kishin kanë konsumuar lëndë narkotike dhe pije alkoolike dhe më pas janë ndjerë keq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat