Rama prezanton sot paketën kundër KÇK-së: Do shkatërrojmë foletë e krimit

Shqipëria

Rama prezanton sot paketën kundër KÇK-së: Do shkatërrojmë foletë e krimit

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 08:00
Edi Rama

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se sot do të prezantohet paketa speciale anti-KÇK, për të cilën shprehet se është një mekanizëm i ri kundër krimit e korrupsionit.

Përmes një postimi në facebook, Rama shkruan se hartimi i kësaj pakete nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e ndërkombëtarëve, që sipas tij po sulmohen nga ata që kanë frikë reformën në drejtësi.

Rama paralajmëron se përmes kësaj pakete, do të shkatërrohen themelet e krimit.

"Një mekanizëm i ri me fuqi speciale kundër krimit e korrupsionit.Falë ndihmës së ekspertëve të huaj të klasit të parë në luftën kundër terrorizmit,mafias e krimit të organizuar,ky mekanizëm do shkatërrojë themelin e foleve të krimit", shkruan Rama në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat