“Zogu i Tiranës” mohon akuzat: Nuk kam ushtruar prostitucion, vajzat shkonin me dëshirë

Shqipëria

“Zogu i Tiranës” mohon akuzat: Nuk kam ushtruar prostitucion, vajzat shkonin me dëshirë

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 10:11
Hermes Nikaj

Hermes Nikaj ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij për shfrytëzim prostitucioni.

“Zogu i Tiranës” mësohet se dëshmoi në polici që vajzat shkonin me dëshirë dhe nuk i dërgonte ai.

 “Nuk kam ushtruar prostitucion, vajzat shkonin me dëshirë. Nuk i dërgoja unë. Vajzat kërkonin vetë të shkonin nëpër lokale dhe jo kundrejt pagesës, ky nuk quhet prostitucion,”-tha ai gjatë dëshmisë.

Hermes Nikaj dhe tre persona të tjerë u arrestuan të dielën (24 nëntor) për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit për prostitucion.

Arrestimi i 4 personave u bë në ambientet e një hoteli në autostradën “Tiranë-Durrës.

Nga hetimet rezulton Hermes Nikaj siguronte femra të ndryshme për klientë të interesuar për prostitucion. Ai i dërgonte ato në banesa ose hotele  sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë.

Gjithashtu shtetasja A. B., nëpërmjet qendrës së saj estetike, fillimisht punësonte femra si kursante ose si parukiere dhe më pas i rekrutonte ato për prostitucion. 

Ajo i dërgonte ato në banesa ose hotele sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 500 deri në 700 euro nata. 

“Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se ka patur edhe shumë raste të tjera që shtetasit e lartpërmendur kanë dërguar femra në hotele dhe banesa të ndryshme në qytetin e Tiranës dhe qytete të tjera, ku po punohet për dokumentimin e tyre”, njoftoi policia.

Të arrestuarit:

- H. N., 28 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prostitucionit”.

- A. Gj., 47 vjeç, banues në Mamurras-Kurbin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.

- A. B., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”.

- A. N., 43 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Kanada, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.

Ndërsa në gjendje të lirë u proceduan edhe dy shtetase, 20 e 32 vjeçare banuese në Tiranë, të  dyshuara për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”./oranwes

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat