Roli i shqiptarëve, i patjetërsueshëm në mbështetje të proceseve euroatlantike në Ballkanin Perëndimor

Shqipëria

Roli i shqiptarëve, i patjetërsueshëm në mbështetje të proceseve euroatlantike në Ballkanin Perëndimor

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 11:53
Gent Cakaj

Thellimi i marrëdhënieve brenda shqiptareve është sa detyrë kombëtare e historike aq edhe interes politik e strategjik.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme organizon sot Konferencën Mbarëkombëtare me temë “Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit Perëndimor”.

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj u shpreh në nisje të konferencës se, roli i shqiptarëve është i patjetërsueshëm në mbështetje të proceseve euroatlantike në Ballkanin Perëndimor

“Sot filluam me Konferencën e Tiranës. Kjo konferencë do të mbledhë të gjithë përfaqësuesit e lartë politikë shqiptarë nga rajoni në baza vjetore me qëllim të krijimit të platformave të përbashkëta veprimi dhe bashkërendim të qëndrimeve politike në shërbim të afirmimit të të drejtave kombëtare!”, theksoi ai.

“Roli i shqiptarëve është i patjetërsueshëm në mbështetje të proceseve euroatlantike në Ballkanin Perëndimor! Sidoqoftë, procesi i integrimeve euroatlantike nuk zëvendëson domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit mbarëkombëtar! Këtu veçanërisht duhet theksuar rëndësia e bashkërendimit të plotë të politikës së jashtme mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë”, tha Cakaj.

“Thellimi i marrëdhënieve brenda shqiptareve është sa detyrë kombëtare e historike aq edhe interes politik e strategjik. Bashkë”, nënvizoi Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat