Ilir Meta tregon se kur do largohet nga politika dhe nga Tirana

Shqipëria

Ilir Meta tregon se kur do largohet nga politika dhe nga Tirana

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 19:43
Ilir Meta

Kreu i Shtetit, Ilir Meta u shpreh sot se pret që më datë 8 Dhjetor, ditën e Rinisë, shqiptarët t’i bashkohen për një tubim pranë sheshit “Demokracia” në qytetin Studenti në kryeqytet.

Meta theksoi se kjo klasë politike ka marrë fund dhe se në vend duhet të zhvillohet një referendum.

Ai tha se sapo të arrij të bind popullin për referendumit do të largohet nga politika dhe nga Tirana.  

“Ta zgjedhi populli shqiptar, ka gjë me transparente këtu. Duam t’i heqim presidentit kompetencat, patjetër e vendos populli. Ja kjo është shumë e thjeshtë, pse është kaq e vështirë. Duan njerëzit të shkatërrohet Vjosa? Të bëhet referendum.

Për gjithçka që gjykohet. Është bllokuar qëllimisht që popullit të mos zgjedhë. Dialog s’ka, asgjë nuk ka. Populli ka vetëm një detyrë: Të mos ikë nga sytë këmbët. Unë e shoh si sfidë. Sapo ta bëj do të iki nga politika, nga Tirana. Do iki t’ju pres për rafting andej”, u shpreh Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat