Meta takon Këshillin e Ambasadorëve, Mustafaj zbardh detaje nga biseda

Shqipëria

Meta takon Këshillin e Ambasadorëve, Mustafaj zbardh detaje nga biseda

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 19:43
Pamje nga takimi

Pasdite ne sotme presidenti Ilir Meta priti në një takim Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë për t’i informuar në lidhje me krizën politike në vend.

Në përfundim të takimit, ish- ministri Besnik Mustafaj tha se takimi ishte i dobishëm, ndërsa Presidenti i kishte njohur me informacione konfidenciale.

“Jemi gati t’i përgjigjemi çdo ftese, kjo është brenda statutit tonë dhe shpreh vullnetin për të qenë të dobishëm.

Ishte takim i dobishëm, pasi presidenti na njohu jo vetëm me informacionet e bëra publike, por edhe konfidenciale lidhur me krizën që po kalon vendi në mungesë të gjykatës Kushtetuese. Ishte takim i hapur ku jo vetëm e dëgjuam por edhe i thamë mendimet tona” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat