Bytyçi: Rama është mashtrues, manipulues dhe bashkëpunëtor i mafies

Shqipëria

Bytyçi: Rama është mashtrues, manipulues dhe bashkëpunëtor i mafies

Nga: V.R Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 20:41
Edi Rama

Këtë vlerësim ka dhënë publicisti Enver Bytyçi, në një shkrim të tij në rrjetin social Facebook, për kryeministrin e tanishëm, Edi Ramën.

Ai, ka bërë thirrje që të bëhen bashkë shqiptarët e ta fajësojnë qeverinë dhe kryeministrinë për ikjen e shqiptarëv jashtë vendi.

Postimi plotë:

A bëhemi bashkë të gjithë ne që fajësojmë qeverinë dhe kryeministrin si shkak i ikjes së shqiptarëve nga vendi? Sepse sot ai na ka thënë ne që fajësojmë qeverinë e tij për ikjen e madhe të rinisë nga Shqipëria se "jemi të poshtër"! D.mth na ka fyer!

Me këtë rast ia dëshmojmë me prova në gjykatë se poshtërsia qëndron në anën e tij! Madje me gjyq special! Ia dëshmojmë me prova, statistika dhe fakte se ai është arkitekti i spatrimit etnik të shqiptarëve. Ia dëshmojmë me gjyq e me gjykatës se nuk ka lënë gjë pa bërë me qëllim që ta poshtërojë rininë, studentët, elitën akademike dhe intelektuale të vendit, të gjithë shqiptarët!

T'ia dëshmojmë në një sallë gjyqi se ai është mashtrues, manipulues dhe bashkëpunëtor i mafies

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat