Berisha: Ardian Dvorani ka marrë si dhurata mijëra euro dhe apartamente

Shqipëria

Berisha: Ardian Dvorani ka marrë si dhurata mijëra euro dhe apartamente

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 22:25
Ardian Dvorani

Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet në studion e emisionit “360 Gradë” në RTV Ora se kreu i Këshillit të emërimeve në Drejtësi ka marrë shumë dhurata gjatë viteve të punës së tij.

“Një njeri i cili ka marrë dhurata shuma të mëdha dhjetëra, mijëra euro, apartamente.

Një gjykatës që për 5 vite ka pasur pabesi ndaj ligjit, të ulet me djalin e tezes në panel, e kupton tani se çfarë standardi është ky.

Kanë gjykuar 5 vite së bashku në Gjykatën e Lartë. Mund të ndodhë kjo? Një njeriu i cili është i njohur për manipulime të radhëve të gjitha gjërave në Gjykatë Kushtetuese. Nuk e kam të vërtetuar, por thuhet se ka qenë prokuror i rezistentëve Shkodranë që rrëzuan bustin e Stalinit”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat