Gjyqtari Malaj: Rojen e familjes sime e morën peng, sot në Vlorë janë 100 të zhdukur!

Shqipëria

Gjyqtari Malaj: Rojen e familjes sime e morën peng, sot në Vlorë janë 100 të zhdukur!

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 23:28
Alaudin Malaj

Gjyqtari i Apelit të Tiranës Alaudin Malaj tha se këtë verë, në 25 korrik katër persona i morën peng një roje të familjes së tij në mes të Vlorës dhe i kërkuan që të mos i mbrojë më, por që autorët nuk u zbuluan.

“Në 25 korrik një roje i familjes sime u mor peng te xhamia në Vlorë nga katër persona, iu fut pistoleta në bark, e morën në makinë dhe e lëshuan në Fier, i thanë ‘mos i mbro më për familjen time se do u gjejë belaja’. Personi shkoi në Vlorë bëri kallëzim, i shkrova drejtorit të policisë dhe i thashë zbuloje, të nesërmen nuk u bë asgjë. Pas një muaji prindërve të mi u mor një apartament me forcë me dhunë nga grupet e gatshme të policisë”, tha ai.

Malaj akuzoi edhe Fatmir Xhafajn se në kohën kur ishte ministër i Brendshëm i ndaloi familjarët si hakmarrje, pasi i kishte nxjerrë vendimin për vëllanë lidhur me problemet që kishte me drejtësinë italiane.

“I kam bërë ankesë ministrit për ndalimin e familjarëve të mi. Pse e ndalon një familjar të gjyqtarit, kur ne me ligjin që ka miratuar kjo shumicë ka mbrojtje të posaçme, i ndaloi i arrestoi sikur ka bërë Fatmir Xhafaj se unë i nxora vendimin se vëllai i tij ishte dënuar në Itali. Dhe jam i bindur se kam bërë gjënë e duhur. Nuk mund të pranoja të drejtohesha nga një ministër i Brendshëm që vëllanë e ka të dënuar.

Le të rrijë ministër Turizmi dhe jo i Brendshëm, përgjegjësia është shtetërore. Ky ministër nuk ka njeri pa arrestuar në familjen time. Vendimi italian ishte në të gjithë Shqipërinë, por asnjë nuk e nxirrte. Ai u dërgua kundër ligjit jashtë shtetit. Por ka një procedurë, pse u ndoq një regjim tjetër për këtë. Cdo njeri që kërkohet jashtë shtetit, ndalohet dhe caktohet masë sigurimi për 40 ditë. Pse nuk u zbatuan ligjet shqiptare. U mor, iku për tërë natën. Ai që ka shkelur ligjin duhet të mbajë përgjegjësi. Kur e mban këtu mund të kryhen hetimet të tjera më pas nisur nga deklarimet. Sot policia nuk bën detyrën e vet se nëse ata do të sjellin letrat në gjykatë nuk ka asnjë që të firmosë ndryshe” tha Malaj në Report.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat