Tërmeti, Rama dhe ministri i Brendshëm shkojnë në Durrës

Shqipëria

Tërmeti, Rama dhe ministri i Brendshëm shkojnë në Durrës

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 07:04
Pamje nga Durresi

Kryeministri shqiptar Edi Rama, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu kanë shkuar në Durrës.

Po ashtu 300 forca të ushtrisë janë dislokuar në Durrës dhe Thumanë, aty ku dëmet janë më të mëdha.

Po zhvillohet operacioni i shpëtimit, aty ku një pallat është shembur.

Po ashtu, për shkak të dëmve të pësuara rrezikojnë edhe disa pallate të tjera.

Ushtria shqiptare ka marrë situatën në kontroll, sidomos në Thumanë, ku është vendosur edhe perimetri i sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat