Ministria e Arsimit: Në Tiranë dhe Durrës nuk do të zhvillohet mësim ditën e sotme

Shqipëria

Ministria e Arsimit: Në Tiranë dhe Durrës nuk do të zhvillohet mësim ditën e sotme

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 07:08
Ministria e Arsimit

ër shkak të tërmetit të rënë në orët e para të mëngjesit, Ministria e Arsimit ka njoftuar se në dy qytetet që janë prekur më shumë nga tërmeti Durrës dhe Tiranë, nuk do të ketë mësim.

NJOFTIM:

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë njofton se për të gjitha shkollat e Qarkut Tiranë dhe Qarkut Durrës do të pezullohet mësimi ditën e sotme.

Ndërkohë për shkollat e qarqeve të tjera, do të ketë një njoftim të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat