Tre pallate të shembura në Thumanë, frikë për viktima

Shqipëria

Tre pallate të shembura në Thumanë, frikë për viktima

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 07:09
Pamje nga termeti

Tre pallate raportohet të jenë shembur në Thumanë të Fushë Krujës si pasojë e lëkundjeve të forta të tërmetit.

Në vendngjarje kanë mbërritur rreth 300 efektivë të Forcave të Armatosura kanë mbërritur në Durrës e Thumanë mes të cilëve dhe Forcat Speciale.

Ndërkohë nga raportimet dhe videot e shumta në internet, në Thumanë raportohet se shumë persona janë zënë nga rrënojat.

Mediat në Shqipëri kanë raportuar edhe për viktima, por këto nuk janë konfirmuar ende zyrtarisht nga autoritetet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat