Meta: Jemi në një situatë dramatike

Shqipëria

Meta: Jemi në një situatë dramatike

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 07:56
Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kanë mbërritur në Thumanë, pranë banorëve të dëmtuar nga tërmeti i orëve të para të mëngjesit të kësaj të marte.

Përmes një prononcimi për mediat kreu i shtetit është shprehur se Shqipëria ndodhet në një situatë dramatike.

“Situata mjaft dramatike. Po bëhet çdo përpjekje për të nxjerrë banorët nën rrënoja. Uroj të mos kemi shumë viktima. Secili institucion të bëjë punën e tij”, tha ai.

Meta ka qenë edhe në Spitalin e Traumës ku ka vizituar të lënduarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat