Rama: Të gjithë miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësi

Shqipëria

Rama: Të gjithë miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësi

Nga: H.O. Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 09:07
Pamje nga termeti

Kryeministri Edi Rama në një postim të tij në Facebook ka shkruar se të gjithë miqtë e Shqipërisë janë aktivizuar për të ndihmuar Shqipërinë në këtë situatë të rëndë.

Ai ka përmenduar të gjithë me radhë për gjendje gadishmërie.

Postimi I plotë:

Të gjithë miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësi? Kryeministri Conte e kryeministri Mitzotakis nisën avionët me skuadrat speciale? Presidenti Macron e Presidenti Erdogan më shprehën gatishmërinë për çdo nevojë? Ambasadat e BE/SHBA kanë njoftuar qysh herët gatishmërinë?

Kontaktet vazhdojnē intensivisht.

Qysh herët më ka telefonuar edhe Presidenti Thaçi, i cili ka aktivizuar skuadrat speciale të FSK drejt zonave të krizës emergjente për nxjerrjen e njerëzve ende nën rrënoja?

Vazhdojnë kontaktet, ndërkohë që në terren po bëhet gjithçka e mundur, në çdo pikë ku ka rrënoja, si edhe për të asistuar të gjithë të dëmtuarit që kanë nevojë për ndihmën shëndetësore.

#Kurajo #Durim #Solidaritet

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat