Ministrja e Mbrojtjes në Shqipëri: Do të bëjmë gjithçka për t’i shpëtuar personat nën rrënoja

Shqipëria

Ministrja e Mbrojtjes në Shqipëri: Do të bëjmë gjithçka për t’i shpëtuar personat nën rrënoja

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 10:20
pamje nga vendi i ngjarjes

​Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka, doli në një konferencë për media pas tërmeteve të njëpasnjeshme që shkaktuan shumë dëme materiale dhe jetë të humbura.

Si pasojë e tërmetit të sotëm në Shqipëri, Xhaçka tha se kanë humbur jetën shtatë persona, mirëpo mediat thonë se numri tashmë ka shkuar në tetë.

Po ashtu, ajo tha se rreth 200 persona të tjerë janë lënduar.

Xhaçka: Janë konfirmuar shtatë jetë të humbura

“Deri tani janë 135 të lënduar dhe 12 shtrime në spitalin e Durrësit, 60 të shtruar në qendrën spitalore në QSUT. Por edhe këtu rastet janë duke u shtuar kryesisht nga paniku. Janë konfirmuar shtatë jetë të humbura, tre në Durrës 2 në Thuman, 1 në Lezhë dhe një rast në Kurbin. Fatkeqësisht operacionet e kërkim shpëtimit vazhdojnë dhe janë ende një numër i madh qytetarësh që ndodhën nën rrënojat e disa godinave të shembura në Durrës. Lutja jonë është që ata të gjenden shëndosh e mirë. Do të bëjmë çdo gjë për t’i shpëtuar”, tha ministrja Xhaçka

Krahas kësaj Xhaçka tha se janë duke mbërritur ekipe të specializuara të kërkim shpëtimit nga Kosova, Italia, dhe Turqia.

Xhaçka: Janë duke mbërritur grupe të specializuara të kërkim shpëtimit

“Janë duke mbërritur grupe të specializuara të kërkim shpëtimit nga Italia dhe grupe ekspertësh janë vënë në lëvizje edhe nga Turqia edhe nga vëllezërit tanë në Kosovë që po dërgojnë ekipe të specializuara të FSK-së për të ndihmuar dhe po ashtu të gjithë aleatët tanë që kanë ofruar ndihmë bashkë me BE-në”, tha ajo.

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë bëri thirrje gjithë qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe mos të pengojnë forcat emergjente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat