Mbërrin në 28 numri i të shpëtuarve në Shqipëri

Shqipëria

Mbërrin në 28 numri i të shpëtuarve në Shqipëri

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 11:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se sapo ka mbërritur në 28 numri i të shpëtuarve.

Rama ka shkruar se do të vijojnë kërkimet që do të kryhen me durim e imtësi deri në fund, ndërkohë që pas pak orësh do fillojnë të na bashkohen njëra pas tjetrës skuadrat speciale nga Kosova, Italia, Greqia, Franca, Turqia, Serbia, Mali i Zi.

“Por lehtësimi për çdo jetë të shpëtuar nuk bën më të vogël dhimbjen për jetët e humbura dhe keqardhjen e jashtëzakonshme për familjet që lotojnë të humburit. Edhe pse fjalët i merr era në këto momente kaq tragjike, u përcjell ngushëllimet e përqafimet më vëllazërore familjeve që tani qajnë njerëzit e tyre”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat