Çdo minutë është e shtrenjtë, mos të kursehet asgjë”, mesazhi i Kryemadhit: Sot më shumë se kurrë na duhet solidaritet

Shqipëria

Çdo minutë është e shtrenjtë, mos të kursehet asgjë”, mesazhi i Kryemadhit: Sot më shumë se kurrë na duhet solidaritet

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 11:40
Monika Kryemadhi

“Çdo minutë është e shtrenjtë në këto momente, ndaj mos të kursehet asgjë dhe të vihet në dispozicion gjithçka, që kjo fatkeqësi kaq e rëndë të përballet me sa më pak humbje jete njerëzore”.

Keshtu apelon sot kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi, duke reaguar me nje mesazh pas termetit tragjik me pasoja te renda edhe ne jete njerezish qe goditi vendin tone ne oret e para te mengjesit te sotem.

Me nje shenim ne FB, Kryemadhi shpreh ngushellime per jetet e humbura, sherim te shpejte per te lenduarit dhe solidaritet me ekipit qe jane ne ndihme te te prekurve.

Mesazhi i Kryemadhit 

Qytetarët shqiptarë po përballen sot me një situatë shumë të rëndë si pasojë e një tërmeti të paprecedentë.
Shpreh ngushëllime nga zemra për të gjithë familjarët që kanë humbur të dashurit e tyre në këtë fatkeqësi natyrore dhe dhimbja ime bashkohet me dhimbjen e tyre.
I uroj shërim të shpejtë të gjithë të traumatizuarve dhe të plagosurve. T’i lutemi Zotit të na japë forcë dhe kurajo për të përballuar këto momente të vështira për të gjithë ne.

Gjej rastin të shpreh solidaritetin tim të plotë me të gjithë ata, që po kontribuojnë për të shpëtuar jetët e njerëzve. Të gjithë personelin mjekësor, mjek dhe infermierë që po trajtojnë të plagosurit, punonjësit e emergjencave civile, zjarrfikësit, punonjësit e policisë së shtetit dhe anëtarët e forcave të armatosura.

Çdo minutë është e shtrenjtë në këto momente, ndaj mos të kursehet asgjë dhe të vihet në dispozicion gjithçka, që kjo fatkeqësi kaq e rëndë të përballet me sa më pak humbje jete njerëzore.
Sot më shumë se kurrë na duhet solidaritet me njëri-tjetrin!
Zoti e ndihmoftë Shqipërinë dhe shqiptarët! ???

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat