Nga një hotel luksoz në një gërmadhë, si e shkatërroi tërmeti hotelin “Tropikal” në Durrës

Shqipëria

Nga një hotel luksoz në një gërmadhë, si e shkatërroi tërmeti hotelin “Tropikal” në Durrës

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 12:46
Pamje nga Hoteli Tropikal

Në mëngjesin e sotëm Shqipëria është goditur nga disa tërmete të fuqishme, tërmeti i pari u regjistrua në orën 04:00 me shkallë të rihterit 6.4 në Durrës, ndërsa i dyti ishte me magnitudë 5.4 shkallë të rihterit dhe u regjistrua në ora 07:10.

Si pasojë e këtyre tërmeteve 15 persona kanë humbur jetën, kurse mbi 600 persona tjerë janë lënduar.

Ndërkohë deri më tani 28 persona janë shpëtuar deri tani në Durrës e Thumanë dhe janë dërguar për asistence mjekësore.

Dridhjet e fuqishme të tokës kanë shkaktuar dëme të shumta, qindra shtëpi, vetura e hotele janë shkatërruar, shkruan Telegrafi.

Edhe hoteli Tropikal në Durrës është shembur  plotësisht.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat