Çahet një nga kullat e Kalasë së Krujës

Shqipëria

Çahet një nga kullat e Kalasë së Krujës

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 13:09
Kalaja e Krujës

Aq i fortë ishte tërmeti i rënë mëngjesin e kësaj të martë saqë është çarë një nga kullat e Kalasë së Krujës.

Pamjet e postuara në rrjetet sociale nga banore të qytetit të Krujës, janë vërtet të trishta.

Kuptohet mendimi i vetëm për momentin shkon tek familjaret e atyre që kanë humbur jetën, si dhe tek personat që janë ende nën rrënoja.

Megjithatë, edhe kur shkon një trashëgimi të tillë historike, ndjen keqardhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat