Kamerat e sigurisë brenda dyqanit, kapin momentin kur tërmeti i fuqishëm godet Shqipërinë dhe gjithçka brenda lokalit lëkundet

Shqipëria

Kamerat e sigurisë brenda dyqanit, kapin momentin kur tërmeti i fuqishëm godet Shqipërinë dhe gjithçka brenda lokalit lëkundet

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 14:50
Pamje e shkeputur nga video

Më shumë se 12 persona kanë humbur jetën dhe qindra tjerë janë lënduar nga tërmeti i fuqishëm që goditi sot në orët e para të mëngjesit Shqipërinë, duke shkatërruar kështu ndërtesa, në rrënojat e të cilave mbetën të ngujuar qytetarë të shumtë që pas intervenimeve të ekipeve emergjente janë shpëtuar.

Shumë ekipe të shpëtimit dhe ushtarë janë duke bërë të pamundurën që të shpëtojnë qytetarët që kanë ngecur nëpër shtëpitë apo ndërtesat e rrënuara, nga tërmeti prej 6.4 magnitudë goditi Shqipërinë.

Epiqendra e tërmetit raportohet të ketë qenë rreth 26 kilometra larg kryeqytetit shqiptar, diku mes qytetit bregdetar të Durrësit dhe Thumanes.

Daily Mail raporton se një burrë rreth të 60-ve mbeti i vdekur pasi ka kërcyer nga ndërtesa në Kurbin, derisa disa trupa të pajetë janë nxjerrë nga rrënojat në Thumane dhe lokacione tjera.

Në anën tjetër mbi 600 persona tjerë kanë kërkuar ndihmë nëpër spitale, e deri më tani 28 persona janë konfirmuar që janë shpëtuar nga ekipet në terren.

E pas këtij tërmeti që është ndjerë pothuajse në të gjitha vendet e Ballkanit, në ndihmë i dolën Kosova dhe vende tjera të rajonit që treguan gatishmëri për të dërguar ushtarë për të asistuar.

Presidenti shqiptar Ilir Meta, ka deklaruar se “situata është shumë dramatike”, duke premtuar se do të bëhet gjithçka që të nxirren personat e ngujuar në rrënoja.

Sipas dëshmitarëve okular, të paktën një hotel katërkatëshe Mira Mare në Durrës, është shkatërruar nga lëkundjet e fuqishme të tërmetit.

Një video e kapur nga kamerat e sigurisë brenda një dyqani, shfaq momentin kur tërmeti i fuqishëm godet Shqipërinë dhe gjithçka që kishte brenda lëkundet për disa sekonda, madje fillon të bie pluhur në tavani nga dridhjet e fuqishme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat