Gruaja rrëfen tmerrin nga tërmeti: Pamë vdekjen me sy, dola me djalin në krahë në rroba gjumi

Shqipëria

Gruaja rrëfen tmerrin nga tërmeti: Pamë vdekjen me sy, dola me djalin në krahë në rroba gjumi

Nga: G.B Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 14:45
Pamje nga Durrësi

Një grua ka rrëfyer tmerrin e përjetuar nga tërmeti që ndodhi në Shqipëri në orët e hershme të mëngjesit.

Në shkrimin dërguar revistës Anabel, të publikuar në faqen e tyre në Facebook, ajo ka thënë se kur ka dëgjuar dridhjen ka menduar vdekjen, mezi ka marrë djalin në dhomën tjetër, i cili ka bërtitur se do vdesin, përcjell Bota sot.

Ajo thotë se derisa kanë dalë, në kokë po u shembeshin muret, tullat binin dhe kështu kanë dalë jashtë me rroba gjumi.

Shkrimi i plotë në Facebook:

Jetoj ne plazh te Durresit. Ishim te gjith ne gjum kur filloj 1 lekundje e forte qe mendova vetem vdekjen. Dritat qe iken cunin e kisha ne gjum ne dhome tjeter tel nuk e gjija me... obobo obobo cuni po vdesim...tek levizja erret panorama ne koke muret qe shembeshin tulla qe binin... kemi pare vdekje me sy sot ne mengjes... ashtu me rrobe gjumi e me atlete te perthyera veshur cunin ne krah me batanije e duke zbrit nga kati 4.. kemi perjetuar traum nderkohe rane pallate hotele shume u deformuan... ndjej keqardhje per te gjith banoret pervec demit psikologjik e atij material pasi jemi sh te pafuqishem e te zbuluar. Zoti qofte me ne.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat