‘Heroi’ i FSK-së: Qeni i trajnuar shpëton 3 persona, në mesin e tyre një 16 vjeçar

Shqipëria

‘Heroi’ i FSK-së: Qeni i trajnuar shpëton 3 persona, në mesin e tyre një 16 vjeçar

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 18:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ekipet e ushtrisë së Kosovës dhe Policisë që janë momentalisht në Shqipëri duke ndihmuar popullin shqiptar atje për gjetjen e trupave që kanë mbetur nën gërmadha po çmohen për punën e tyre.

Ushtria e Kosovës po dëshmon përgatitjen profesionale me ekipet e saj në gjendje emergjente, ku deri tani ka nxjerrë dhe ka identifikuar disa persona.

Por, mediat në Shqipëri po shkruajnë se ushtarët e FSK’së me qenët e tyre të trajnuar kanë gjetur deri tani 3 persona të gjallë nën rrënojat e shkaktuar nga tërmeti, në mesin e tyre dhe një 16 vjeçar.

Kërkimet nga FSK, Policia e Kosovës dhe të gjitha autoritet e Shqipërisë po vazhdojnë kërkimin e personave të mbetur nën rrënoja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat