Macron në gjuhën shqipe njofton për nisjen e forcave speciale të zjarrfikësve drejt Durrësit

Shqipëria

Macron në gjuhën shqipe njofton për nisjen e forcave speciale të zjarrfikësve drejt Durrësit

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 18:40
Emmanuel Macron

Në profilin zyrtar në ‘Facebook të presidentit të Francës ‘, Emmanuel Macron, është shfaqur një njoftim në gjuhën shqipe përmes të cilit tregohej se së shpejti drejt Shqipërisë do të nisen një skuadër e forcave speciale të zjarrfikësve nga Franca , të cilët do të marrin pjesë në operacionet e shpëtimit pas serisë së tërmeteve që kanë goditur sot Shqipërinë që nga orët e para të mëngjesit.

Në këtë njoftim ndër të tjera është se Franca në këto momente solidarizohet me Shqipërinë duke shprehur ngushëllime me familjet e viktimave dhe të lënduarit.

Ky njoftim është shfaqur dhe ka qëndruar  në faqen e ‘Facebook’ të Macron, ndërkohë më pas është fshirë. Gazeta Express ka një ‘screen shot’ të reagimit.

Lidhur me tragjedinë e sotme në Shqipëri kanë reaguar liderë të ndryshëm shtetesh, të cilët kanë dërguar forca të specializuara drejt Durrësit për të ndihmuar autoritetet shqiptare për shpëtimin e atyre që kanë mbetur nën gërmadha.

Kjo nuk është hera e parë që Macron shkruan diçka në gjuhën shqipe. Më 20 korrik të këtij viti, videon e një fjalimi në Beograd e kishte shoqëruar me një përshkrim në shqip. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat