Kompania amerikane mbledh 1 milionë euro në ndihmë të Shqipërisë

Shqipëria

Kompania amerikane mbledh 1 milionë euro në ndihmë të Shqipërisë

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 12:10
Foto nga tërmeti

Filiali i kompanisë amerikane “GoFoundMe” në Itali ka informuar se brenda 24 orësh janë mbledhur rreth 1 milionë euro në ndihmë të Shqipërisë.

Në platformën e tyre janë hapur 532 fushata crowdfounding në ndihmë të Shqipërisë nga SHBA deri në Evropë. Dhe brenda 24 orësh janë mbledhur mbi 1 milionë euro.

Elisa Liberatori Finochiaro, Drejtoreshë për Evropën Jugore e kësaj kompanie, informon se fondet e mbledhura janë me garanci sigurimi dhe po aktivizojnë kontaktet institucionale në mënyrë që ato të mbërrijnë në vendin e duhur e aty ku realisht ka nevojë.

Fushatat e mbledhjes së fondeve për Shqipërinë vijnë nga New York, Londra, Seevetal, Gjermania apo Melbourn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat