Putin mesazh Ilir Metës për tërmetin: Ngushëllime dhe përkrahje

Shqipëria

Putin mesazh Ilir Metës për tërmetin: Ngushëllime dhe përkrahje

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 13:41
Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka dërguar një telegram ngushëllimi Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta për situatën e tërmeteve.

Në mesazhin ngushëllues, Putin uron për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve.

Mesazhi ngushëllues i Putinit

"I nderuar zoti President, pranoni ngushëllimet e mia të thella për viktimat e shumta dhe pasojat e tmerrshme të shkaktuara në vendin Tuaj nga tërmeti.

Ju lutem t`u përcillni të afërmve të viktimave fjalë ngushëllimi dhe përkrahjeje, si edhe urimet për shërim sa më të shpejtë të të gjithë të lënduarve.

Vladimir Putin

Moskë,

Më 27 nëntor 2019"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat