Shoqata e Bankave në Kosovë ndanë 37 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Shqipëria

Shoqata e Bankave në Kosovë ndanë 37 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Bordi i Drejtorëve të Shoqatës së Bankave të Kosovës sot ka marrë vendim të ndajë 37 mijë euro si ndihmë për të prekurit nga fatkeqësia natyrore që ka goditur Shqipërinë.

Duke u solidarizuar me viktimat dhe të mbijetuarit e kësaj fatkeqësie, Shoqata e Bankave të Kosovës në emër të komunitetit bankar në Kosovë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të cilat kanë humbur më të dashurit e tyre ndërkaq apelon që të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë në mënyra të ndryshme për të tejkaluar këtë situatë tragjike.

Në mesazhin e ngushëllimit Shoqata e Bankave të Kosovës në mes tjerash përcjell se: “Në këto kohë të vështira për kombin shqiptarë, të gjithë duhet të bëhemi bashkë për të dhënë kontributet tona, në mënyrë që edhe kjo vështirësi të kalohet në unitet dhe solidaritet”, thuhet në mesazhin e Shoqatës së Bankave të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat