E konfirmon djali i Edi Ramës: Nga tërmeti vdiq edhe një person i afërm i imi

Shqipëria

E konfirmon djali i Edi Ramës: Nga tërmeti vdiq edhe një person i afërm i imi

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 16:48
Gregor Rama

Tërmeti i fuqishëm i mëngjesit të së martës në Shqipëri, raportohet se ka marrë jetën edhe të dikujt të afërt, të familjes së Kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetin social, djali i Edi Ramës, Gregor Rama, ka shkruar se mes viktimave të tërmetit të së martës ka dhe persona të afërt me të.

Greg Rama shkruan se “njeriu i tij i afërt së bashku me vëllanë e prindërit janë gjetur nën rrënoja.”

Ja çfarë shkruan më tutje në rrjetin social Greg Rama:

“Mes viktimave të shumta nga kjo fatkeqësi natyrore edhe një njeriu im i afërt së bashku me vëllanë e saj, mamin dhe babin janë gjetur nën rrënoja. Vetëm dy trupa janë nxjerrë deri tani nga gërmadhat e asaj që u shpall ditë zie kombëtare. Ngushëllimet e mia shkojnë për të gjithë viktimat e kësaj fatkeqësie”, shkruan djali i Edi Ramës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat