“Viktimë dhe njeriu im i afërt”, Ja kush është 25-vjeçarja e njohura e Greg Ramës, që humbi jetën nga tërmeti

Shqipëria

“Viktimë dhe njeriu im i afërt”, Ja kush është 25-vjeçarja e njohura e Greg Ramës, që humbi jetën nga tërmeti

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 18:35
Kristi Reçi

Vajza që shihni në foto, 25-vjeçarja Kristi Reçi është një ndër viktimat  e para që u nxor e pajetë nga rrënojat e ndërtesave që u shembën si pasojë e lëkundjeve të fuqishme të tërmetit tragjik që goditi vendin.

E reja ishte e afërme e djalit të kryeministrit Rama, Greg Rama, i cili ne nje postim ne rrjetet sociale, ka ngushëlluar familjet e viktimave të tërmetit, ndersa ka rrëfyer se një prej atyre qe humbej jeten e njihte personalisht.

“Mes viktimave të shumta nga kjo fatkeqësi natyrore edhe një njeriu im i afërt së bashku me vëllanë e saj, mamin dhe babin janë gjetur nën rrënoja. Vetëm dy trupa janë nxjerrë deri tani nga gërmadhat e asaj që u shpall ditë zie kombëtare. Ngushëllimet e mia shkojnë për të gjithë viktimat e kësaj fatkeqësie”, tha djali i Edi Ramës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat