Deti i dhembjes

Shqipëria

Deti i dhembjes

Nga: Vlora Banushaj –Krasniqi Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 22:02
Pamje nga vendi i ngjarjes

Deti i dhembjes u zgjua! U ndërpre në gjysmë rritja, u nda nga jeta ai, ajo, ata, ato. Ikën për në gjumë për të mos u zgjuar më!... Mbetën pa më të dashurit e tyre. Të tjerët mbetën në këtë natë të ftohtë pa kulm mbi kokë, pa drita... pa asgjë. Ra terri. Errësira kaploi gjithçka...Trupat e zënë, thirrjet, britmat, dhimbjet...

Çfarë po ndodhë o Zot? Zërat për ndihmë u tretën në gërmadhat e pafundme. Mbetën duke e kërkuar njeri-tjetrin, pa e ditur për njeri-tjetrin, pa mundur t`i ndihmojnë... se ata më nuk lëvizin, nuk kanë forcë të ngrihen, u janë rënduar trupat, u janë këputur gjymtyrët. Pa e ditur për fatin e tjetrit. Thirrja e nënës e qan qiellin, e kërkon fëmijën... gjyshi mbesën, motra vëllanë. U rrethuan nga gërmadhat. U shtypen nga rrënojat. Gjymtyrët ju shtypen, u shtyp shpirti, por dhembja nuk u shtyp. Ajo doli, ngriti kokë mbi këto gërmadha... Kërkime të pafundme nën rrënoja. Trishtim! U prish gjumi, u ndal ëndrra... Deti u tërbua, u trazuan valët. Qielli ra në pikëllim...

Të gjitha këto të këqija ndodhën me datë 26 Nëntor!

Ndihmë, solidarizim!
Jam me dhimbjen tuaj o ju fëmije, o engjëj! Jam me dhimbjen tuaj ju o nëna, baballarë, gjyshe, motra, vëllezër!

Ky numër 26, deri në këto orë që po shkruaj le të përfundoj këtu! Le të jete fundi i së keqes! Zot, na i ruaj me të dashurit tanë nga ligësitë!

Na ndihmo Zot!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat