“Ka sinjale për të gjallë”- Paralajmërimi i zjarrfikësve italian

Shqipëria

“Ka sinjale për të gjallë”- Paralajmërimi i zjarrfikësve italian

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 00:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Forcat e kërkim-shpëtimit vijojnë punën për të nxjerrë trupat në rrënojat e vilës 4 katëshe në zonën e ish-Kënetës, ku në ndihmë kanë ardhur edhe forcat zjarrfikëse italiane.

Gjatë kërkimeve, një nga zjarrfikësit italianë, Michelangeo Saporito, tha për Balkanweb se ka pasur sinjale për shenja jete të personave nën rrënoja.

“Ndjehen sinjale që mund të na drejtojnë drejt kërkimeve të personave të familjes Lala nën rrënojat e vilës 4 katëshe në zonën e ish-Kënetës. Shpresojmë që personat të jenë ende gjallë, ne do të vijojmë kërkimet deri sa të kemi forcën dhe të nxjerrim të gjithë personat nga rrënojat, shpresojmë edhe të gjallë. Ne do të vijojmë të punojmë pavarësisht kushteve të motit. Derisa nuk krijohet rrezik për forcat e kërkim-shpëtimit, ne do të vijojmë operacionin pa ndalur”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat