E dhimbshme/ Babai kthehet në banesën ku humbi vajzën, gjen vetëm xhupin dhe librat - Bota Sot
E dhimbshme/ Babai kthehet në banesën ku humbi vajzën, gjen vetëm xhupin dhe librat

Shqipëria

E dhimbshme/ Babai kthehet në banesën ku humbi vajzën, gjen vetëm xhupin dhe librat

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 11:12
Pamje nga video

"Unë kam humbur gjithçka, ne jemi shkatërruar", kanë qenë këto fjalët e Landi Lalës, i cili në tërmetin e 26 nentorit humbi vajzën e tij 4 vjeçe dhe nënën 77 vjeçe.

I kthyer nga emigracioni për t'i përcjellë në banesën e fundit, Landi Lala ka shkuar në vendin ku vajza u nxor e pajetë.

Aty nuk gjeti vajzën e tij, por disa sende personale të saj, një xhup dhe librat e vogëlushes.

Gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi raporton se Arjela, vetëm 4 vjeç kishte shkuar tek gjyshja për të kaluar disa ditë pushime.

Familja Lala ka hapur dyert e mortit, për të përcjellë më pas në banesën e fundit anëtarët e saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat