I ka mbetur vetëm arushi, nëna në gjendje të rënduar psikologjike kërkon fëmijët

Shqipëria

I ka mbetur vetëm arushi, nëna në gjendje të rënduar psikologjike kërkon fëmijët

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 11:58
Shqipëri

Skuadrat e kërkim-shpëtimit vijojnë pa ndërprerje operacionin në banesën e familjes Lala, në Durrës, që është edhe një ndër familjet e goditura rëndë nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit.

Nën rrënojat e banesës së familjes Lala dyshohet që të ketë ende 5 persona nën rrënoja, ndërkohë që vetë e ëma e tre fëmijëve kishte qenë tek e motra e saj në Tiranë, ditën kur ra tërmeti shkatërrimtar.

Një arush, kjo është gjithçka që i ka mbetur nënës, e cila ndodhet sot në gjendje të rënduar psikologjike, pasi ka ende nën rrënoja tre fëmijët e saj, një 8 vjeç dhe binjakët të cilët nuk i kanë bërë ende 2 vjeç.

Në një video shihet sesi gruaja mbahet nga të afërmit e saj, ndërsa arushin e sigurojnë, si të vetmin kujtim që ka për momentin nga fëmijët e saj.

Nga rrënojat e familjes Lala është arritur që të nxirret i gjallë vetëm një person, 17-vjeçari Ramë Lala.

Gruaja po ndihmon nga ana tjetër dhe ekipet e shpëtimit, për vendin se ku duhet të fokusojnë operacionin e kërkim shpëtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat