Rama mohon vjedhjen e ndihmave, kërkon ndihma me para

Shqipëria

Rama mohon vjedhjen e ndihmave, kërkon ndihma me para

Nga: G.B Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 12:13
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se nuk ka nevojë më për ndihma ushqimore dhe rroba.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai është lutur që të mos dërgojnë më, pasi nuk kanë vend në magazina, derisa është falënderuar për çdo ndihmë, përcjell Bota sot.

Ai thotë se lajmet se po bëhen vjedhje me ndihmat janë të rreme.

Rama ka bërë thirrje që të ndihmohet me shuma sado modeste.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

JU LUTEM

JU LUTEM MOS DERGONI MË NDIHMA USHQIMORE DHE RROBA

Kanë ardhur pafund dhe hapësirat e magazinimit po shterren. Në Portin e Durrësit s’ka më kapacitet për depozitimin e tyre dhe nevoja është përmbushur e tejkaluar, falë shumë njerëzve, sipërmarrjeve, organizatave, institucioneve brenda e jashtë!

FALEMINDERIT SHUMË, ME ZEMËR, POR JU LUTEM MIRËKUPTIMIN TUAJ.

JU LUTEM MOS DËGJONI ata që spekullojnë me episode sporadike konfuzioni të natyrshëm në situatën e jashtëzakonshme ku jemi.

NUK KA VJEDHJE NDIHMASH e as SHITJE NDIHMASH, në asnjë lloj niveli shqetësues, por bëhet fjalë për episode krejt të parëndësishme për nga përmasa apo për shfaqje provokatorësh të pashpirt, në LUMIN E NDIHMAVE të solidaritetit fantastic.

JU LUTEM kuptoni se problemi i emergjencës fillestare të ushqimit dhe veshmbathjes se fatkeqëve, është tanimë i zgjidhur dhe i tejkaluar FALË JUSH.

JU LUTEM SOLIDARIZOHUNI PËR TË PËRBALLUAR LUFTËN E VERTETË për strehimin e tyre dinjitoz

Kontribuoni me një shumë sado modeste, SIPAS MUNDËSISË SUAJ në adresën unike e-albania.al/dhuro dhe JU LUTEM, MOS DËGJONI TË PAUDHËT që hedhin dyshime e mbjellin mërzi mbi kupën e shpirtit tuaj të dëshpëruar, duke aluduar lloj-lloj ligësish e pabesish...

JU LUTEM BESOJENI, KY ËSHTË MOMENTI YNË I BALLAFAQIMIT ME ZOTIN E SHQIPTARËVE dhe nuk është ora e kujtdo që e mohon atë Zot, duke bërë politikë apo kallur mërzinë e vogëlsisë së vet, në SHPIRTIN TUAJ BUJAR.

e-albania.al/dhuro

ZOTI BEKOFTË SHQIPËRINË e JU TË GJITHË dhe frenoftë gjuhën e kujtdo s’di çfarë flet në këtë ORË SPROVE TË RËNDË për forcën e zemrës sonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat