Panik në Durrës, tërmeti dëmton spitalin, ja momenti kur mjekët e pacientët dalin me vrap jashtë

Shqipëria

Panik në Durrës, tërmeti dëmton spitalin, ja momenti kur mjekët e pacientët dalin me vrap jashtë

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 12:33
Pamje e shkeputur nga video

Një tjetër lëkundje e fortë ka tronditur këtë mesditë Shqipërinë.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter dhe ka shkaktuar panik te qytetarët.

Media sjell një video nga Spitali i Durrësit, ku shihen mjekët, duke dalë me vrap jashtë. Siç shihet nga videoja, spitali ka pësuar jo pak dëmtime nga tërmeti.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton nga Spitali i Durrësit se ka persona të lënduar dhe të traumatizuar, ku kanë lënë ambientet edhe personat e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat