Kryekomisari humbi jetën në rrënojat e tërmetit, djali dedikim prekës për të atin

Shqipëria

Kryekomisari humbi jetën në rrënojat e tërmetit, djali dedikim prekës për të atin

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 12:57
Bajram Hadarmetaj

Kryekomisari Bajram Hadarmetaj i cili ndodhej në zonën e Kavalishencës në Durrës, u gjet i pajetë nën rrënojat e godinës nga ekipet e kërkim-shpëtimit. Hajdarmetaj ndodhej në Kavalishencën e Ministrisë së Brendshme në Durrës, ku kishte filluar edhe kursi bazë i policisë dhe viktima ishte një prej lektorëve.

Kryekomisar Hajdarmetaj, që prej javës së kaluar kishte filluar trajnimin e të rinjve në radhët e Policisë.

Djali i kryekomisarit që humbi jetën në rrënojat e tërmetit ditën e martë ka bërë një dedikim prekës për të atin në rrjetin e tij social Facebook.

Fjalët e tij janë të dhimbshme, pasi kishte kohë që nuk e shihte sepse jetonte në Suedi. Ai e kujton me mall babain e tij dhe nuk i besohet që ai nuk është mes tyre.

“Erdhëm bab o nga gurbeti

Për të pa o me sy

Ah të mjerët çfarë na gjeti

Kishe mbyllur ata sy

M’dogji malli fëmirisë

Kisha kohë që s’të kisha pa

Thash të gjej te pragu i shpisë

Por të gjeta gati për varr

Babi im o babi im

S’e besoj që s’je më ti

Ti po flen o bab o në hije

Dhe do zgjohesh përsëri

U prehsh në paqe o bab, o Luani im, Trimi im”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat