Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka bërë të ditur se i gjithë grupi i deputeteve dhe 60 kryetarët e bashkive do të dhurojnë pagën e muajit nëntor.
Paga e deputetëve dhe kryetarëve të bashkisë do të shkojë në llogarinë e përcaktuar nga Qeveria për fondin e rindërtimit.
Vendimi u mor në një mbledhje urgjente.