Drejtori i Instituti të Ndërtimit garanton se Spitali i Durrësit nuk ka pësuar dëme

Shqipëria

Drejtori i Instituti të Ndërtimit garanton se Spitali i Durrësit nuk ka pësuar dëme

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 16:30
Foto

Drejtori i Institutit të Ndërtimit Agron Hysenlliu dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë Ogerta Manastirliu konfirmuan sot se Spitali i Durrësit nuk ka dëmtime në strukturë si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.

“Ne bëmë një akt ekspertimi ku mbi 15 inxhinierë panë spitalin. Struktura nuk ka pësuar dëme”, tha Hysenlliu.

Edhe ministrja Manastirliu garantoi funksionimin e spitalit teksa tha se dëmet janë  të rikuperueshme dhe se hyrja e spitalit do të zhvendoset përkohësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat