Edhe Lezha kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Shqipëria

Edhe Lezha kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 09:04
Lezha

Kryeministri Edi Rama shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për qytetin e Durrësit, Tiranës dhe Laçit.

Ndërsa janë edhe disa qytete si Lezha që kanë pësuar dëme të mëdha nga tërmeti.

Shumë banorë kanë mbetur pastrehë dhe po qëndrojnë në çadra.

Korrespondenti i Ora News në Lezhë, Elvis Hila tha se është kërkuar shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.

Por në mbledhjen e qeverisë mëngjesin e sotëm, u shpall gjendje e jashtëzakonshme vetëm për Laçin.

Ndërkohë që vetëm në Kurbin janë 500 ndërtesa të dëmtuara.

Disa nga banorët e qytetit të Lezhës raportohet se refuzojnë të largohen nga banesat e tyre që rrezikojnë të shemben pasi thonë se nuk kanë ku të shkojnë dhe kanë frikë se mos vjedhin sendet personale.

Ndërsa një grup tjetër banorësh janë strehuar në një resort në Shëngjin, për të mos kaluar natën në çadra.

Në Lezhë janë regjistruar në total 3 viktima. Kurse në spitale situata paraqitet e qetë. Të lënduarit kanë marrë shërbime në spitale dhe më pas janë larguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat