Si e shpëtoi rrobalarësja nga vdekja, 17-vjeçarin Ramë Lala

Shqipëria

Si e shpëtoi rrobalarësja nga vdekja, 17-vjeçarin Ramë Lala

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 10:35

Tërmeti i fuqishëm i mëngjesit të së martës ua mori jetën tetë anëtarëve të familjes Lala në zonën e Kënetës në Durrës, duke lënë të gjallë vetëm 17-vjeçarin Ramë Lala, i cili u nxor nga rrënojat vetëm 10 orë më vonë.

I fundit që doli nga rrënojat ishte Ilir Lala, i paralizuar, ndërsa më herët grupet e ekip-shpëtimit kishin nxjerrë të përqafuar dy fëmijët binjakë të familjes fatkeqe.

Sipas Reuters, 17-vjeçarin, i cili ditën e djeshme u nis për në shtetin italian, për një mjekim më të specializuar, e ka shpëtuar rrobalarësja, që ishte rrëzuar prej luhatjeve të dhunshme të tokës duke i bllokuar adoleshentit rrugën, por duke ia krijuar kësisoj një hapësirë të mjaftueshme, ku ai të mund të qëndronte pa u shtypur nga blloqet e inerteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat