I dëmtoi tërmeti, brenda pallateve të pabanuara në Laç

Shqipëria

I dëmtoi tërmeti, brenda pallateve të pabanuara në Laç

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 12:47
Pamje nga video

Një bllok pallatesh në qytetin e Laçit është i pabanuar për shkak të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ora News me gazetaren Nertila Dosti hyri brenda ambienteve të këtij pallati, që siç shihet ka dëme të konsiderueshme.

Edhe pse me frikë, në ambientet e pallatit ka banorë të cilët janë rikthyer për të marrë orenditë e mbetura.

Banorët kërkojnë strehë për të futur kokën, ndërsa thonë se ndihma në ushqime nuk kanë munguar.

"Qeveria të na stabilizojë diku të fusim kokën. Pas Durrësit dhe pas Thumanës, për mendimin tim është Laçi. Fëmijët i kemi shkuar te familjarët, unë dhe burri kemi fjetur poshtë pallatit", tha një banore për Ora News.

Kryeministri Rama njoftoi sot se gjendja e jashtëzakonshme u shpall edhe në Laç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat