Arrestohet polici, burri i kryetares së forumit të gruas të PS-së në njësinë 3

Shqipëria

Arrestohet polici, burri i kryetares së forumit të gruas të PS-së në njësinë 3

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 13:26
Policia

Pas publikimit të një videoje ku shfaqeshin pamje të përvetësimit të një sasie të konsiderueshme pakosh ushqimore të destinuara për banorët e prekur nga tërmeti, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat arrestoi në flagrance dy policë dhe një zjarrfikës.

Burimet bëjnë me dije për Ora News se i arrestuari i identifikuar nga policia me inicialet A.Z është Altin Zeka, i cili, mban postin e shefit të Seksionit të Rendit pranë Komisariatit të Policisë Rinas, dhe është bashkëshorti i kryetares së forumit të gruas në Partinë Socialiste tek Njësia 3 në Tiranë, Valbona Zeka.

Dy personat e tjerë të arrestuar bashkë me të janë  E.H., me detyrë Komandant skuadre në Seksionin e Rendit pranë Komisariatit të Policisë Rinas për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

- A.T., me detyrë punonjës i shërbimit zjarrfikës pranë PMNZSH Kombinat, për veprën penale të “Mashtrimit, e kryer në bashkëpunim".

“Procedimi i tyre u krye pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me publikimin e një video në media, ku shfaqeshin pamje të transportimit e përvetësimit të një sasie të konsiderueshme pakosh ushqimore (të sekuestruara në cilësinë e provës materiale) të destinuara për banorët e prekur nga situata e tërmetit” informoi sot ministria e Brendshme.

Gjithashtu policia ka nisur procedim penal për veprën penale të mashtrimit të kryer në bashkëpunim për vetë kryetaren e Forumit të Gruas në Partinë Socialiste tek Njësia 3 në Tiranë,Valbona Zekën dhe nënën e saj,e identifikuar me inicialet Sh.T.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat